Në fshatin Neproshten ngrihet përmendore për 12 të rrëmbyerit gjatë 2001

Familjet e 12-të të rrëmbyerve në vitin 2001 në fshatin Neproshten të Tetovës sot kanë zbuluar përmendoren për kujtimin e tyre. Para përmendores në Neproshten janë përulur përfaqësues të familjeve të të rrëmbyerve, partitë politike dhe përfaqësues të Ministrisë së punëve të brendshme.

Deputeti Antonio Milloshoski, i cili foli në këtë ceremoni, tha se dëshira për jetë, ekzistencë dhe dinjitet do ti fitojë ata që kanë bërë krimin. “Mendoj se drejtësia një ditë me meritë do të arrijë.

Erdhëm këtu që t’ju japim respekt njerëzve të cilët pa fajin e tyre ishin viktimë në vitin 2001. Kjo përmendore është fryt i punës tuaj të palodhshme”, ka deklaruar Milloshoski.

Ky park përkujtues është bërë për nder të katër të rrëmbyerve nga fshati Neproshten. Ende kërkohet lokacion përkatës për ngritjen e përmendores së viktimave edhe në qytetin e Tetovës.

Nga Shoqata e të rrëmbyerve thonë se nga viti 2006 po tentohet, por ende nuk ka rezultate për zbardhjen e rastit. “Nuk kemi varr për 12 të kidnapuarit tanë, për atë do të mund të vijmë këtu, nëse për diç tjetër jo por vetëm të ndezim qiri, edhe pse mendoj se qiri duhet të ndezim në varret e tyre, e jo këtu.

Megjithatë do të përkujtojmë më të dashurit tanë çdo herë kur të vijmë këtu, sepse asnjëherë nuk kemi gjetur trupat e tyre”, thotë Branisllav Jakimovski nga Shoqata e të kidnapuarve “Nadezh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button