Ivanov në takimin e përbashkët me ambasadorët Volers dhe Orav

Presidenti Gjorge Ivanov në këto momente po zhvillon takim të përbashkët me ambasadorët e SHBA-së, Bashkimit Evropian, të OSBE-së dhe Zyrës së NATO-së në Shkup, mëson Alsat-M.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se bëhet fjalë për takim rutinë por pa dhënë hollësi rreth temës së këtij takimi.

Ndërkaq më herët, në prag të vizitës së paralajmëruar ndonëse ende jozyrtare të ndërmjetësit Nimic në Athinë dhe Shkup, në fund të muajit, Presidenti Ivanov emëroi Vasko Naumovskin, ambasadorin e ri të Maqedonisë në SHBA, për negociator në çështjen e emrit me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button