Kur xhemati shkel mbi varreza

Hapësira të vogla dhe varreza të mbipopulluara,  kjo është pamja që mund të shihni ne qoftë se vendosni t’i vizitoni varrezat e komunitet mysliman nëpër disa fshatra të Shkupit. Mungesa e rrugicave ndërmjet varrezave është një nga problemet kryesore të cilën ballafaqohen komuniteti mysliman,çdo herë kur kanë rast vdekje në familje. 

Një tmerr i vërtet ishte varrimi i një personi nga fshati Moranë i Shkupit. 

“Mungesa e rrugicave ndërmjet varrezave e detyroi xhemati të ec mbi varrezat  ekzistuese” thotë Haki Muaremov duke theksuar se shkelja e varrezave myslimane nuk është aspak fetare.


Mos pagesa e anëtarësisë së xhamisë dhe varrezave bëri të vështirësohen kushtet në komunitetin tonë, thotë banori.

“Para disa ditësh kemi pasur një rast vdekje në familje, si tjerët edhe ne e varrosëm në varrezat e fshatit. Lirisht mund të them se aty ishte një tmerr i vërtet. Të vdekurin e kemi përcjellë duke shkelur dhe ecur nëpër varrezat ekzistuese. Sinqerisht unë nuk u ndjeva aspak mirë pasi ato varreza ishin po ashtu të vëllezërit tonë mysliman. Nuk e di çfarë  te them,thjesht jemi mësuar me këto kushte, bordi i xhamisë nuk mund të ndryshoi asgjë nëse ne si xhemat, si banorë nuk japim kontribut. Për këtë gjendje jemi ne fajtorë, sepse edhe duke e ditur se në çfarë gjendje është xhamia, ne përsëri nuk e paguajmë anëtarësinë vjetore,” thotë Muaremov për Portalb.

Kompetencat për mirëmbajtje e varrezave  e kanë vetë bordet e xhamisë së fshatrave, thotë myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani, duke theksuar se arsyeja  e vërtetë për mungesën e rrugicave ndërmjet varrezave është për shkak se varrezat në fjalë, janë të ndërtuara para shumë viteve, dhe kjo e bënë  të pa mundur të vendoset ndonjë rend.

Renditja e kufomave është zgjidhja e këtij problemi, thekson për Portalb, Shabani.

“Një pjesë e varrezave ka filluar të ndryshohet. Një pjesë e tyre janë në rregull si për shembull  varrezat e Butellit dhe Asan Begut,aty është gjithçka sipas ligjeve fetare, varrimi  bëhet sipas renditjes së kufomave dhe ekzistojnë rrugica ndërmjet varrezave. Po, është e vërtet se në varrezat e vjetra nuk ekziston rend, aty është mbi ngarkuar. Shpesh herë, njerëzit shkelin dhe ecin mbi varrezat dhe kjo nuk është aspak mirë. Ne si myfti shpesh here flasim me bordet e xhamisë ku ndodhet ky problem dhe kërkojmë nga atyre të bëhet renditja e varrezave”  tha myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani.

Ibrahim Shabani gjithashtu thekson se vizita e varrezave është urdhër fetar. Ai i bën thirrje të gjithë myslimanëve  t’i vizitojnë  sa më shpesh varrezat e familjarëve të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button