‘Luis Suarez është duke u trajtuar sikur një vrasës’

Sulmuesi i skuadrës së Sevillas, Iago Aspas e ka akuzuar vendimin e FIFAS për ta pezulluar ish-bashkëlojtarin tek Liverpoolit, Luis Suarez, duke thënë se ai u dënua si të ishte ‘një vrasës’.

Luis Suarez u pezullua me 8 ndeshje ndërkombëtare nga FIFA dhe me 4 muaj pezullim çdo aktivitet futbollistik, për shkak që e kafshoi në shpatull mbrojtësin e kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini gjatë Kampionatit Botëror.

“Ata[FIFA] janë duke e trajtuar Luis Suarezin sikur një vrasës dhe jo si një futbollist. Normale është vetëm dënimi 8 ndeshje për kombëtaren e tij”.

“Pjesa tjetër e dënimit i cili nuk e lejon të luaj tek Barcelona ose për tu prezantuar para tifozëve, sipas mendimit tim është i tepruar”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button