Cilat janë vendet që urrejnë dhe dashurojnë SHBA-të?

Mendoni se rusët i urrejnë amerikanët? Kjo është pjesërisht e vërtetët. Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie jo shumë të mira, vetëm 71% e qytetarëve rus kanë mendim negative për SHBA-të.

Antiamerikanizmi është praktikisht i fortë në Lindjen e Mesme, ndërsa vendet më pro amerikane gjenden në Evropë dhe Azi. Një sondazh i ri i Pew Research Center tregon se cilat janë vendet që kanë dashuri dhe urrejtje për SHBA-të.

Vendi ynë nuk është përfshirë në sondazhin e organizuar nga Pew Research Center. Ndërsa interesant është fakti që Greqia është vendi i gjashtë (63%) që nuk e pëlqen SHBA-në, kurse Italia është vendi i gjashtë pro amerikan me 78%. Gjermania është vendi i 10-të kritik me 51%, kurse nga ana tjetër Franca është vendi i 10-të me mendim pozitiv me 75%.

Vendet që urrejnë SHBA-të:

1. Egjipti (85%)

2. Jordania (85%)

3. Turqia (73%)

4. Rusia (71%)

5. Palestina (66%)

Vendet pro amerikane:

1. Filipinet (92%)

2. Izrael (84%)

3. Koreja e Jugut (82%)

4. Kenia (80%)

5. El Salvador (80%) . /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button