Femra mos vendosni maskën e gabuar?? Si ta zgjidhni në bazë të lëkurës tuaj

Maskat natyrale dhe ato të përgatitura për fytyrën janë të ndryshme, por njohja e atyre që i përshtaten çdo tipi lëkure është hapi bazë. Fillimisht duhet ditur se lëkurat janë 5 llojesh: e thatë, e yndyrshme, normale, e kombinuar dhe e ndjeshme. Për secilën, një lloj specifik maske është më efektiv.

Lëkura e thatë
Problemi më i madh që ka kjo lloj lëkure është hidratimi. Lëkura e thatë duket e plakur më herët. Për të luftuar këtë problem, një maskë me fuqi hidratuese dhe vitaminë E është ideale.

Lëkura e yndyrshme
Kjo lloj lëkure ka sasi të tepërta yndyre dhe probleme me puçrrat. Për të luftuar këtë problem, në maskë me bazë vajin e pemës së çajit (tea tree oil) është e nevojshme. Ajo redukton yndyrën e lëkurës dhe ndihmon në zvogëlimin e poreve.

Lëkurë normale
Ky lloj lëkure nuk ka nevoja specifike, por maskat me fuqi hidratuese dhe shkëlqyese nuk janë kurrë të tepërta. Një maskë me papaja do të ishte efektive.

Lëkurë e kombinuar
Kjo lloj lëkure kërkon kujdes sepcifik, pasi ka nevojë për maska të ndryshme në zona të ndryshme. P.sh. për kombinimin normale-e yndyrshme, duhet përdorur papaja në pjesën e parë dhe argjila në pjesën e dytë.

Lëkurë e ndjeshme
Para të gjithash, një konsultë me mjekun dermatolog është e domosdoshme. Duhet pasur kujdes me produktet, pasi është e vështirë të përcaktohet nëse do të shkaktojnë reaksion apo jo. Megjithatë, një maskë me aloe vera bën gjithmonë punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button