Monaco dëshiron Shaqirin zëvendësues të Rodriguezit
Pas Liverpoolit, Juventusit, Milanit dhe Romës në garë për Xherdan Shaqirin ka hyrë edhe skuadra e famshme nga Ligue 1, Monaco.
Sipas medieve të huaja ylli kosovar mund të jetë pasues i yllit të Monacos, James Rodriguezin që pritet t’i bashkohet Real Madridit.
Shaqiri ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të gjen klubin e ri, pasi te Bayern Munich nuk është i kënaqur me kohën e ofruar nga trajneri Pep Guardiola.