Kryetari i një partie shqiptare: Jam me Izraelin

Edmond Vlashaj, kryetari i Partisë Shqipëria e Re mbështet Izraelin dhe të drejtën e këtij shteti për tu mbrojtur nga Hamasi.

Ja çfare deklaron pronari i Universitetit Vitrinave njëkohesisht edhe kryetari Partisë Shqipëri e Re në një deklaratë:
“Une e mbeshtes Izraelin ne te drejten e tij per vetembrojtje kunder terroristeve te Hamasit qe hedhin mijera raketa kunder qyteteve Izraelite.Une jam kunder Holokaustit dhe kunder urrejtjes antisemite te rrenjosur ne menyre radikale dhe qe po paraqitet ne shume vende te botes si nje injektim ne komunikim me publikun jo vetem ne mediat e mbushura me njeanesi dhe urrejtje, por edhe ne nivelet me te larta te pergjegjshmerise se drejtimit te jetes publike e shteterore ne disa vende te botes.

Kjo eshte koha per te ndare nje here e mire mbeshtetjen per te drejtet, me mbeshtetjen per terroristet. Izraeli eshte ne anen e se drejtes!

Edmond Vlashaj. Partia Levizja Shqiperia e Re.”

Përndryshe, Edmond Vlashaj, ka protestuar në përkrahje të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan, kur kishin shpërthyer protestat në lidhje me çështjen e Gezi Parkut. /opozita.com/

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button