Gëzohen pensionistët e Qendës Zhupë

Pensionistët nga Qendra Zhupë së shpejti do të kenë klubin e tyre. Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit me kryetarin e Lidhjes së pensionistëve të Maqedonisë, Dragi Argirovski dhe kryetarit të kësaj komune Arjan Ibrahim.

“Ne do të përmbushim kërkesat e pensionistëve të komunës tonë, e cila së shpejti do të jepet në përdorim. Shpresoj se atë  nqë ne e  ofrojmë si hapësirë, do të kënaq  kërkesat e tyre” deklaroi Ibrahim.

Argirovski përshëndeti këtë hap të pushtetit vendor në saj të kërkesës të madhe me vite të tëra nga ana e pensionistëve të kësaj komune. Të njëjtët do të kenë ambientin e tyre që të mund të realizojnë aktivitetet e tyre.

Sipas Besnik Pocestës, kryetar i Lidhjes  së pensionistëve në Dibër, ku janë të anëtarësuar edhe pensionistët e Qendrës Zhupë,  kjo nuk do të thotë ndarje mes pensionistëve të dy komunave, por ofrim të një ambienti për aktivitete edhe më të bujshme dhe realizim të projekteve të shumta.

Lajme të ngjashme

Back to top button