Gazetari shpërthen në lot gjatë raportomit për të vrarët në Gaza (VIDEO)
Mbulimi i ngjarjeve të dhunshme në Gaza ka vënë në vështirësi dhe gazetarët e përkohshëm.
Korrespondenti i Al Jazeera në Gaza, Wael Al-Dahdouh braktisi raportimin direkt ndërkohë që po informonte për numrin e njerëzve të vrarë dhe mijëra të tjerë që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Gazetari u largua nga kamera pasi nuk arriti të mbante dot lotët. Al-Dahdouh, është një gazetar profesionist që ka fituar edhe çmime.
Pavarësisht eksperiencës, ai nuk mundi të mbajë emisionet gjatë raportimit për vrasjen e 87 palestinezëve të shtunën.