Ahmeti shkon në Bullgari për euro-integrimet, po me Gruevskin si do ia bëjë?

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të vazhdojë me atë që mediat e quajnë ofensivë diplomatike, apo si që thonë nga kabineti i tij përpjekjet për intensifikimin e procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE.  

Si që lajmërojnë nga kabineti i tij, marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore  pa mos përjashtuar edhe çështjen e emrit dhe do të jenë në axhendën e bisedimeve gjatë vizitës që Ahmeti do të bëj të martën në Bullgari, ku do të realizoj takim  edhe me kryeministrin bullgar  z. Plamen Oresharski dhe Ministrin e Jashtëm, Kristian Vigenin.  

Më herët Ahmeti ishte në SHBA dhe në disa vende të tjera për “ta lëvizur çështjen e emrit përpara” mirëpo me sa duket partneri i kolaicionit VMRO nuk është në të njejtën linjë mendimi me ta sidomos pas dështimit të radhës në Samitin e BE-së.

Kryeministri Gruevski sot në një intervistë pranoi se marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar.

Mbetet e paqartë si do të veprohet më tutje për të zgjidhur pengesën më të madhe në euro-integrimet e vendit, kontestin me Greqinë, kur parimisht problemet brendakoalicionit nuk i kanë të zgjedhura?

Analistët vlerësuan të vonuar dhe të pasuksesshme letrën e Gruevskit dërguar në Greqi duke thënë se me një letër nuk mbulohet dështimi në Bruksel. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button