Ademi: Problemin e profesorëve duhet ta zgjidh rektori i Universitetit të Shtipit

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi,  për “Libertas” ka deklaruar se as ai e as Ministria për arsim nuk janë adresa ku duhet të kërkohet përgjigje për grevën e profesorëve në Fakultetin ekonomik në Shtip.

Ministri bazohet në autonominë e fakulteteve dhe thotë se problemin duhet ta zgjidhë rektori, d-r Sasha Mitrev, dhe dekani d-r Risto Fotev. Ndërkohë, nga SONK thonë se deklarata e këtillë e ministrit Ademi është ikje nga problemi.

“Autonomia nuk do të thotë anarki ose sipas vullnetit tim të atyre që udhëheqin universitetin.

Nëse thirret ministri në autonomi, atëherë pse inspektorët e Inspektoratit shtetëror shqyrtuan problemin, panë parregullsi dhe sollën vendim për prishje të vendimit të dekanit Fotev”, thonë nga SONK për Libertas.

Sindikata po bën përgatitjet që prej nesër në mëngjes t’u bashkëngjiten në Shtip tre profesorëve të cilët më 11 ditë janë në grevë urie.

Lajme të ngjashme

Back to top button