Kërçovë, shtrohen rrugët e harruara me dekada

Në Kërçovë, gjatë ditëve të fundit kanë filluar punimet edhe për ndërtimin e rrugës për në fshatin Baçisht, fshat malor në periferi të Zajazit, rrugët e të cilit janë të paasfaltuara më parë. Bëhet fjalë për rrugën kryesore dhe disa rrugë ansore të fshatit me sipërfaqe prej 1000 m2 në të cilën aktualisht ekipet e punimit janë duke zgjeruar rrugët dhe duke përgaditur hapsirën për shtrimin e pllakave të betonit.

Në këtë fshat deri tani nuk ka pasur asnjë investim serioz në ndërtimin dhe riparimin e rrugëve të fshatit. Komuna e Kërçovës ka ndërmarrë nismën për shtrimin me pllaka betoni të gjitha rrugët nëpër fshatin Baçisht, me çka banorët e këtij fshati së shpejti do të lëvizin nëpër rrugë të shtruara dhe të rregulluara. Kryetari i Komunës së Kërçovës i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet për fillimin e punimeve dhe gjatë këtyre ditëve punët do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë – thonë për Portalb nga sektori për marrëdhënie me publikun i Komunës së Kërçovës.


Njëkohësisht janë duke vazhduar punimet edhe në qytet dhe në disa fshatra të Kërçovës, të fokusuara kryesisht në rindërtimin e rrugëve dhe sanimin e gropave, që sipas afatit të paraparë nga komuna, të gjitha duhet të përfundojnë deri në 10 korrik.

Lajme të ngjashme

Back to top button