Shpallen rezultatet e maturës shtetërore, sa janë reale?

Ministri i Arsimit  dhe i Shkencës, Spiro Ristovski  ka bërë publike në një konferencë shtypi rezultatet paraprake të maturës shtetërore duke theksuar se në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje të suksesit, sepse, sipas tij  vjet nota mesatare provimit ishte 3.09, ndërsa sivjet ajo ka arritur në 3,18 

“Ky është një tregues i përmirësimit të njohurive bazë dhe  i adaptimit të standardeve të maturës shtetërore”, deklaroi Ristovski.

Qendra shtetërore e provimeve tanimë i ka shpërndarë rezultatet paraprake nëpër shkolla në formë elektronike, dhe ato do të kenë qasje në to, ndërsa pasnesër e kanë për obligim t’i shpallin në vende publike.

Këto rezultate paraprake do të konsiderohen definitive, nëse nxënësit nuk parashtrojnë ankesë, kurse sipas asaj që u tha në konferencën e ministrit, sukses më të mirë në maturën shtetërore, sivjet ka treguar gjimnazi “Josip Broz Tito”, nga Manastiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button