Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit zgjati pak minuta

Ushtria izraelite e ka rinisur sulmin në Rripin e Gazës ndërsa zyrtarët shëndetësor palestinezë thonë se 60 persona janë vrarë gjatë ditës së sotme.

Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për një armëpushim dy orësh humanitar, por ky armëpushim zgjati vetëm disa minuta.

Trupat izraelite të përkrahura nga tanket kanë hyrë në lagjen Shijaiyah.

Kryeministri izraelit, Benjamin netanjahu e ka përsëritur se vendi i tij është duke ndërmarrë këtë aksion për të detyruar Hamasin që të ndalojë sulmet kundër Izraelit dhe ka shtuar: “Ne po bëjmë përpjekje që të sulmojmë vetëm militantët dhe fatkeqësisht ka viktima civile që ne nuk i shohim dhe na vjen keq për këtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button