Flet udhëtari i autobusit: Faji ishte i shoferit

Flet udhëtari i autobusit që u aksidentua në Serbi: Shoferi kishte vozitur me shpejtësi të madhe, ne i thamë të ndalojë por ai nuk na dëgjoi.

Tre persona po marrin përkujdesje mjekësore nga 49 të cilët ishin pjesë e aksidentit të djeshëm të autobusit që po udhëtonte nga Slazburgu për në Prishtinë, i cili doli nga rruga në Rudarë të Serbisë.

Dy janë në QKUK ndërsa tjetri në Serbi pas një intervenimi kirurgjik që i është bërë.

Për KosovaPress rrëfehet njëri nga ta.

Thotë se aksidenti u shkaktua nga shpejtësia e madhe, madje thotë se e paralajmëruan shoferin që të ulte shpejtësinë por që ai nuk e kishte dëgjuar.

Ky është Fedrit Kasabaj, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Italia për në Kosovë me kompaninë “Zhitia Tours”, dhe gjithë fajin ia hedh shoferit i cili po e ngiste autobusin.

Kasabaj, tha se i ka 4 brinjë të thyer ndërsa thotë se për fat të mirë gruaja e tij, dy fëmijët dhe mbesa me të cilët ishte nisur për në Kosovë janë mirë.

“Ne kemi qenë tu ardhur nga Italia për Kosovë gjatë rrugës pasi kemi pushuar në një vend dhe për të ngrënë bukë ka filluar rruga dhe shoferi ka filluar të vozis shumë shpejtë dhe unë dy a tri here i kam tërhequr vërejtjen por edhe udhëtarët e tjerë i tërhoqën vërejtjen sepse edhe fëmijët filluan të vjellin. Ai prapë nuk e ndalte shpejtësinë e madhe… arriti në një kthesë të vogël dhe kanë qenë tri kerre para tij dhe ka filluar t’i tejkaloj dhe aty nuk ia arriti qëllimit dhe na qiti jashtë rrugës”, ka thënë Kasdabaj.

Derisa dy persona që ishin udhëtarë të këtij autbosui po trajtohen në QKUK njëri në Klinikën Klinikën Torakale dhe tjetri në Klinikën Neurokirugjike, i treti që po merr trajtim mjekësorë ndodhet në Serbi, por nuk është në rrezik për jetë.

Këtë ka bërë me dije për KosovaPress, Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente ku bënë me dije se dy pacientët që mbrëmë janë transferuar në këto klinika, gjendjen e kanë pasë stabile qysh kur i kanë pranuar.

Avni Behluli, mjekë kujdestar, ka thënë për KosovaPress se pacienti i cili është i shtrirë në Klinikën Torakale, është në gjendje stabile. Behluli, ka shtuar se pacienti ka thyerje të brinjëve serike në anën e majtë por, nuk ka lëndime të brendshme Sipas tij, pritet që pacienti të lëshohet brenda dy ditësh.

“Gjendja e pacientit është stabile dhe në pranim ditën e kaluar ka qenë mjaft stabil. Me rëngen u transferua nga spitali i Pprokuplje me thyerje të brinjëve serike në anën e majtë pa lëndime të brendshme.. Mbrëmë dhe sot ju kanë realizuar dy incizime radiologjike dhe nuk ka shenja për komplikime. Pritet që brenda një ose dy dite të lëshohet”, ka thënë Behluli./ KosovaPress

Lajme të ngjashme

Back to top button