Elvana Gjata me “selfien” më të popullarizuar

Ndonëse ajo nuk ka marrë miliona klikime në YouTube me këngën e saj të re “Puthe”, por ajo ka arritur që të shkaktojë një sensacion në mesin e adhuruesve të saj dhe të muzikës shqiptare.

Hashtagu #puthe është përdorur më shumë se 1000 herë në Instagram nga adhurues të muzikës dhe të këngëtares Elvana Gjata.

Elvana Gjata me selfien më të popullarizuar

Kjo pasi ata postonin fotografi duke puthur nga distanca këngëtaren anë të idesë së kësaj kënge, e cila u prit shumë mirë nga publiku, por se nuk arriti një numër të madh klikimesh për shkak të problemeve të kompanive të të drejtat në YouTube.

Edhe gazetat në Shqipëri janë vërshuar nga ajo që quhet “selfie” më e popullarizuar ndër shqiptarëe i kanë kushtuar edhe hapësira të mëdha me faqe në gazeta.

Kështu “Puthe” është një sukses i madh, pavarësisht numrit të klikimeve, që duket se nuk janë më parametër për të vlrësuar suksesin e një projekti.

Lajme të ngjashme

Back to top button