Izraeli zgjeron operacionin, së paku 40 të vrarë nga sulmet e sotme (Video +16)
Izraeli thotë se ka zgjeruar operacionin tokësor kundër Hamasit, ndërkaq banorët në Gaza kanë raportuar bombardimin më të rëndë që nga fillimi i konfliktit, 13 ditë më parë.
Në një deklaratë, ushtria e Izraelit tha se forcat e tjera kanë bashkuar “përpjekjet për të luftuar terrorin” në Gaza.
Më shumë se 40 vetë u vranë në lindje të qytetit të Gazës, i kanë thënë zyrtarët e spitalit BBC-së.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, do të arrijë në Katar ku do të takohet me presidentin palestinez, Mahmud Abas, transmeton Telegrafi.
Vizita e tij është pjesë e një turneu rajonal që synon tu ndihmojë izraelitëve dhe palestinezëve që t’i japin fund dhunës dhe të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara.
Por numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet në fundjavë, me 395 palestinezë të vrarë deri tani, që nga fillimi i operacioneve, 13 ditë më parë.
Sipas OKB-së, shumica e të vrarëve janë civilë.