Po luanin në plazh, katër fëmijë vriten nga predhat izraelite (VIDEO)
Katër djem të vegjël palestinezë, u vranë dje pas sulmeve me predha të avionëve izraelitë.
Kamerat e vendosura në vendin e ngjarjes, arritën të filmojnë momentet e fundit të tyre, në përpjekje për të shpëtuar jetën.
Fëmijët , Ahed Baker dhe Zakaria të moshës 10 vjeç, Mohammad Baker – 9 vjeç dhe një tjetër Mohammad Baker – 11 vjeç, po luanin me top në plazh kur predhat filluan të binin në drejtim të tyre, transmeton shekulli.
Kur dëgjuan predhat, djemtë filluan të vraponin nga paniku, por fatkeqësisht ata u goditën për vdekje.
Kjo vrasje u cilësua si “masakër e ftohtë e përgjakshme” e izraelitëve.