Xhaferri: Problemi për situatën në Maqedoni qëndron në ngecjen e integrimeve

Demokracia çdo herë e lejon formimin e partive dhe opsioneve të reja, tha zëvendëskryeministri i obliguar për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri për Dojçe Vele, në lidhje me formimin e ndonjë partie të re në bllokun politik shqiptar.

“Në demokraci çdoherë do të ketë parti të reja dhe opsione të reja. Ne jemi të hapur për ndryshime të tilla. Por, nuk mundet që nëpërmjet rrugëve të formohen parti të reja! Protestat sigurisht janë revoltë e qytetarëve për disa ngjarje”, tha Xhaferri.

Duke folur për situatën në Maqedoni, Xhaferri si problem e thekson ngecjen në planin e brendshëm sa i përket integrimeve të vendit. 

“Konsideroj se problem është ngecja që e kemi në planin e brendshëm, qëndrojmë në të njëjtin vend sa i përket integrimeve. Të gjitha vendet fqinje janë anëtare të NATO-s dhe shtrohet pyetja: çka më tutje? Pa anëtarësim në Aleancë inicohen edhe tema të tjera – d.m.th. kemi çështje të hapur me Greqinë, kemi për fat të keq çështje të hapur edhe me Bullgarinë. Ose do të zgjidhim problemet dhe do të hapërojmë drejt NATO-s dhe BE-së ose do të futemi në ndonjë bllokadë nga e cila sigurisht nuk do të ketë rezultate pozitive”, tha Xhaferri.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk është në pyetje problemi i integrimeve, siç thotë Musa Xhaferi, por problemi është se partitë shqiptare për shkak të lakmive e të grykësisë personale të funksionarëve partiakë e bëjnë kurban popullin shqiptar. Por edhe populli shqiptar nuk e sheh se praktikisht është pa përfaqësues, se përfaqësuesit politik në qeveri e në pushtet i ka diletantë të pashembullt.

Back to top button