Borxhi dhe mbipunësimi, problem financiar për komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës po ballafaqohet me probleme financiare që ka shkaktuar edhe vonesën e pagave të të punësuarve në këtë komunës.

Ndonëse më një administratë të stërngarkaur nga vetëqeverisja e mëparshme lokale, nga komuna thonë se vonesat janë minimale.

Udhëheqësja e sektorit për marrëdhënie me publikun, Lume Hyesini, thotë për Portalb se udhëheqja e re komunale ka trashëguar borxh prej 8 milion euro si dhe fenomenin e mbipunësimit në administratën komunale dhe kjo, sipas saj, ka prodhuar një jo stabilitet financiar të cilin brenda një viti kemi arritur ta balancojmë duke kursyer , duke i shlyer borxhet e komunës dhe njëkohësisht duke bërë pagesën e rregullt të rrogave me vonesa minimale.

“Komuna e Tetovës tani paguan  përbërjen e këshilltarëve komunal të mandatit të kaluar të cilët nuk janë paguar për dy vite  dhe pagesën  e përbërjes së re të këshillit komunal të cilët rrogën e tyre do ta pranojnë menjëherë pas pagesës së rrogave të administratës së komunës”, tha Lume Hyseini.

Lajme të ngjashme

Back to top button