Ja dokumenti që vendosi gjuhën shqipe në Kongresin e Manastirit

Ky është dokumenti, që bëri të mundur vendosjen e gjuhës shqipe në Kongresin eManastirit.

Në Manastir më në fund u vendos për një alphabet shqip të njësuar, pasi deri në këtë kohë ishin hartuar alfabete të ndryshme.

Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) është tubimi i dijetareve shqiptarë nga 14 nëntori deri më 22 nëntor 1908 në Manastir, në përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjatë gjatë zhvillimeve për gjuhën shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Një nga të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit.

Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes, e bashkimit gjuhësor kombëtar.

Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar.

Një alfabet i njësuar do të ishte dhe fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit./albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button