Prezantohet Allegri: Dua të fitoj, asnjë problem me Pirlon

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit, Massimiliano Allegri u prezantua si trajneri i ri i Juventusit.

Në konferencën për shtyp ku përkrah tij ishte edhe drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta, tekniku 46-vjecar shprehu gjithë kënaqësinë e tij që është bërë pjesë e një klubi të madh si Juventusi.

“Për mua është një nder të jem pjese e një skuadre kaq të madhe. Juventusi është një klub që ka fituar shumë, është kampion i Italisë prej tre sezonesh. Këtu po ndërtohet e tashmja por edhe e ardhmja, kjo skuadër dëshiron të fitojë sërish, dhe shpresoj shumë që edhe unë të jam kontributin tim në sukseset e mëtejshme”.

“Mendoj se jam një njeri me fat. Pas katër viteve të kaluara te Milani tashmë ndodhem këtu në Torino. Ky është një stimul i madh për mua, prandaj dua të bëj të pamundurën që kjo skuadër të vazhdojë rrugën e fitoreve”.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button