Izraeli prish armëpushimin, sulmon sërish Gazën

Izraeli rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, një ditë pas shpalljes së armëpushimit që dështoi.

Sulmet në Rripin e Gazës vranë të paktën shtatë palestinezë në orët e para të së mërkurës, tha zyrtarët e shëndetësisë së Gazës. Ata njoftuan se janë shkatërruar shtëpi, ndër to edhe të një lideri politik të të Hamasit .

Konflikti që ka filluar në javën e dytë mori një pikë kthese të martën, pasi Hamas kishte sfiduar thirrjet arabe dhe perëndimore për armëpushim.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se kishte dërguar mesazhe paralajmëruese për banorët në veri të Rripit të Gazës për tu evakuuar nga shtëpitë e tyre. Megjithatë, këto paralajmërime janë qesharake, pasi ata kishin më pak se 59 sekonda për të ikur para se të hidheshin raketat. Deri tani, numri i viktimave ka shkuar në 206, ndërsa numri i të plagosurve nga agresioni izraelit është mbi 1300. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button