Shipoviq kalon në VMRO-DPMNE?!

“Të gjitha opsionet janë në lojë”,-kështu është shprehur kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq lidhur me spekulimet e ditëve të fundit se ai ka ndryshuar ngjyrat politike dhe ka kaluar në VMRO DPMNE. Shipoviq në një deklaratë për gazetën ditore në gjuhën maqedonase “Utrinski Vesnik” nuk ka konfirmuar por as i ka mohuar këto zëra.

“Edhe unë po i dëgjojë ato; se më kanë blerë nën të ashtuquajturën liri dhe se kam bërë pazar për një gjë të tillë, se do të dorëhiqem, se do të votojë kundër propozimeve të Zhernovskit. Çfarë t’ju them, unë jam djegur nga gjithçka. Nëse më parë funksionoja nga 24 orë, tani jam aktiv vetëm më së shumti nga 3 orë. Jam harxhuar edhe psiqikisht por edhe fizikisht. Të gjitha opsionet janë në lojë”, tha Mirosllav Shipoviq, kryetar i Këshillit të Komunës Qendër. 

Ndërkohë kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski sot paralajmëroi opinionin se këtë të premte këshilli i komunës ka gjasa të votojë tre planet e reja urbanistike që i shkojnë për shtati pushtetit. Ai nuk qartësoi detaje, por ndër rreshta, la të kuptonte faktin e mbivotimit, që mund të vijë jo vetëm nga kalimi i Shipoviqit në krahun e VMRO-së por edhe presioneve të vazhdueshme ndaj këshilltarëve të tjerë.

“Dua të apelojë deri tek të gjithë këshilltarët e Komunës Qendër që të kenë kujdes gjatë votimit. Pres përkrahje dhe shpresoj se kështu edhe do të bëhet. Në mënyrë permanente po ushtrohet presion mbi të gjithë ne, në veçanti mbi këshilltarët. Të premten do të shohim se kush po kërcënohet dhe për çfarë?”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër. 

Këshilli i Komunës Qendër me votën e Shipoviqit është në duart e LSDM, por nëse ai ndryshon ngjyrat politike, shumica në Komunën Qendër merret nga VMRO DPMNE-ja, përkundër faktit se në zgjedhjet e fundit lokale qytetarët ia dhanë besimin opozitës. Mbetet të shohim nëse VMRO DPMNE-ja, përmes Shipoviqit ka gjetur mënyrën se si të marrë pushtetin në Komunën Qendër

Lajme të ngjashme

Back to top button