Së shpejti remiksi i “TaBojaMeDrita” nga Dalool dhe Flori

Krijuesit e shumë hiteve, Dj Dalool dhe Flori, do të publikojnë shumë shpejt remiksin e projektit shumë të suksesshëm “TaBojaMeDrita”.

Dalool II Avaxus qëndrojnë prapa projektit që u shndërrua për një kohë të shkurtër në një hit dhe që u dëgjua gjithandej në trojet shqiptare.

Kënga në interpretim të Florit pritet të publikohet shumë shpejt dhe këtë e ka paralajmëruar vet Flori në Instagram (shiko më poshtë).

Telegrafi ka dëgjuar këtë projekt dhe remiksi pritet të jetë shumë i dëgjuar gjithandej nëpër klubet shqiptare sepse sjell një freski tipike verore./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button