Njihuni me njeriun më të vjetër në botë
Braziliani Jose Aguinelo dos Santos, prindërit e të cilit ishin skllavë afrikanë, është personi më i vjetër që është dokumentuar ndonjëherë. Ai pretendon se ka lindur me 7 Korrik të 1888 dhe i ka plot 126 vjet.
Fshehtësia e jetëgjatësisë mundet që qëndron në detaje.
Jose kurrë nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë, ha katër herë në ditë dhe tash e 50 vjet pi një pako cigare çdo 24 orë.
Sot Jose është rezident i një shtëpie për pleq.
E ka në zemër humorin dhe këngën dhe fort mërzi larjen.
Nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe merr vetëm vitamina për të përmirsuar apetitin, transmeton shkurteshqip.