Arrihet marrëveshja, Chelsea bën një tjetër goditje

Klubi i Chelseas nuk ka të ndalur. Skuadra Londineze ka arritur marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin e Atletico Madrid, Felipe Luis.

Braziliani 28-vjeçar ishte dëbuar nga qendra stërvitore e Atletico Madridit pasi që kishte refuzuar të trajnojë me ekipin për shkak të dëshirës së madhe për tu transferuar tek Chelsea.

“Klubi i Chelseas konfirmon që kemi arritur marrëveshje me Atletico Madrid për transferimin e Felipe Luis. Ky vendim është marrur pasi që lojtari në fjalë ka rënë dakord me kushtet personale”, ka shkruar klubi Londinez në faqen zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button