James Rodriguez është goditja e radhës e Realit
Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin ofanziv të Monacos, James Rodriguez.
Raportohet se klubi i Monacos është duke kërkuar 80 milionë euro për reprezentuesin e kombëtares së Kolumbisë, teksa Real Madridi është duke u munduar që me çdo kusht ta ulë paksa çmimin.
AS, raporton se nëse Angel Di Maria arrin marrëveshje me skuadrën e Paris Saint-Germain atëherë Rodriguez do të ketë vend në kampin Madrilen.
Real Madridi para pak ditësh arriti ta kompletonte transferimin e mesfushorit të Bayern Munchen, Toni Kroos.