Dirk Brengelman: Maqeonia në NATO kur të zgjidh çështjen e emrit

UPDATE: 

 Nddihmës sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Dirk Brengelman , ka përsëritur qëndrimin që Maqedonia do të bëhet anëtare e NNATO-s, sapo të zgjidhet kontesti për emrin me Greqinë, qëndrim ky i shprehur në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht dhe në  atë të Çikagos në 2012  

“Do të doja të theksoja që ato vendime vlejnë edhe më tutje, përkatësisht se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, në momentin që do të arrihet çfarëdo marrëveshjeje për emrin”, ka deklaruar Brengelman. 

Ai ka shtuar se NATO është  bashkësi vlerash, prandaj parasëgjithash është i rëndësishëm progresi në fushën e sundimit të ligjit, gjyqësisë dhe mediumeve, ndaj pikërisht përvojat pozitive të vendeve të rajonit, siç është fillimi i zbatimit të planeve aksionare për anëtarësim të Malit të Zi dhe Bosnjës, gjë që flet për afrimin  e vendeve të rajonit drejt NATO-s. 

________________________________________________________________________

Një ekipë ‘MAP’ e NATO-s nën udhëheqjen e ndihmës sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Dirk Brengelman sot po qëndron për vizitë në Shkup.

Në kuadër të këtij qëndrimi në Maqedoni, delegacioni i lartë i NATO-s do të takohet me kryeparlamentarin Trajko Veljanovski, kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri, ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferri dhe ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të vendit. 

Ambasadori Brengelman në këto takime siç bëhet e ditur do të njihet me statusin e progresit të Maqedonisë, lidhur me implementimin e proceseve reformuese në vend në drejtim të integrimit të plotë euroatlantik dhe anëtarësimit në NATO.

Pas takimeve me organet më të larta shtetërore, ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, ambasadori Brengelman, do të realizojë takim të përbashkët me ambasadorët e vendeve-anëtare të NATO-s në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button