Gaza, numri i të vdekurve arrin në 172

Një burrë palestinez ka vdekur në orët e para të së hënës si pasojë e plagëve që ka marrë nga sulmet ajror izraelit të dielën.

Viktima e fundit e sjell në 172 numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga e hëna e kaluar.

1260 palestinezë janë gjithashtu të plagosur nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak të quajtur operacioni mbrojtëse me qëllimin e deklaruar për ti dhënë fund sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës.

Që atëherë, avionët luftarakë izraelitë kanë organizuar qindra sulme ajrore ndërsa trupat tokesore mbeten të grumbulluar në kufijtë përpara një sulmi të mundshëm tokësor./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button