Humb jetën gazetarja Enkelejda Skënderasi

Gazetarja e televizionit News 24 Enkelejda Skënderasi, ka humbur jetën në një aksident rrugor, teksa ndodhej në krye të detyrës gjatë aktivitetit të “100-vjetorit të Panarit” në Korçë.

Gazetarja, e cila mbulonte rrethin e Korçës, u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet sëbashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun.

Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën korrespondentja Skënderasi dhe tre kameramanë të televizionit shkonin drejt fshatit të Panaritit, ka dalë nga rruga.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 12:45 të kësaj të diele në degëzimin e fshatit Panarit-Vithkuq, ku gjatë humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Daniel Hyka (punonjës i Dejtorisë Pyjore në Korcë) fuoristrada me targa angleze K 679 EJM ka dalë nga rruga.

Gazetarja Enkelejda Skënderasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra në kokë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa operatorët dhe drejtuesi i automjetit kanë marrë dëmtime të lehta.

Lajme të ngjashme

Back to top button