Zbardhen emrat e 9 të vrarëve dhe 6 të plagosurve në Siri

Drejtoria e antiterrorit në Ministrinë e Brendshme, krahas 9 emrave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftimeve në Siri, ka zbardhur edhe identitetet e 6 të plagosurve.

Sipas shkresës qe ka siguruar ABC News, e përditësuar në fillim të muajt maj të këtij viti, rezulton se që nga nisja e luftës në zona të ndryshme të Sirisë kanë mbetur të vrarë 9 shtetas shqiptar dhe një tjetër vazhdon të rezultoje i zhdukur.

Krahas të vrarëve, sipas zyrës së antiterrorit, janë plagosur 6 vullnetare muslimane shqiptare. Asnjë nga trupat e viktimave nuk është sjelle në Shqipëri. Ndersa nga të plagosurit dy prej tyre janë kthyer për mjekime në Tiranë, njëri ndodhet i shtruar në Larisa të Greqisë dhe tre të tjerët vazhdojnë të jenë aktivë në zona të ndryshme të Sirisë./ ABC News

Lajme të ngjashme

Back to top button