Tetovë, motoçikleta shkel një vajzë katërvjeçare

Një fëmijë katërvjeçar dhe dëm i vogël material janë pasojat e dy aksidenteve të cilët kanë ndodhur në Tetovë të shtunën në të cilët kanë marrë pjesë dy motoçikleta.

Në aksidentin e parë në rrugën regjionale Tetovë-Pirok rreth orës 17 e 30 minuta, motoçikleta Kavasaki me targa të Tetovës e drejtuar nga M.S 25 vjeçar nga Tetova ka goditur një fëmijë vajzë katërvjeçare që ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, njofton TV Koha.

Me veturë mënjëherë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma e parë dhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm. Policia ka kryer hetime dhe punon në zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Poashtu të njejtën ditë, rreth orës 18 e 50 minuta, në rrugën regjionale Falisht-Strimnicë person i paidentifikuar me motoçikletë ka goditur në veturën Reno Megan e drejtuar nga D.D 23 vjeçar. Mënjëherë pasi e ka goditur ka ikur nga vendi i ngjarjes, kurse vetura ka pësuar disa dëmtime, por në këtë aksidenti nuk ka pasur të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button