Klithmat e Palestinës

Simfoni e dhimbjeve në trupin tim, dirigjent mbetet heshtja, ndërsa lotët janë tingujt që dalin nga thellësia e shpirtit.

Jo, nuk janë ata fotografi që vijnë nga llogoret e Auschwitz Birkenau, është terrori që po ushtrohet mbi popullin palestinez. Videot e fotografitë që po i shohim ditët e fundit, nuk janë shkëputje nga ditari i Ana Frankut, janë nipërit e saj që po realizojnë vargjet e këtij libri mbi popullin e pafajshëm mysliman.

Ata trupa të shtrirë nuk janë të vdekur, janë martirë që udhëtojnë drejtë asaj bote të amshueshme, për të qenë afër Krijuesit. Më shumë se dy mileniume luftë për një tokë që s’është premtuar asnjëherë, përballë qëndresës së pathyeshme palestineze! Shehid gati çdo ditë, por lotët më nuk janë pjesë e syve të nënave myslimane, sepse ata luten tek Dhuruesi, që shehidët të ndërmjetsojnë për familjarët para Tij.

Nga ana tjetër shohim se si ”bota” bota hesht, apo më mirë të them shtirret e verbër para gjithë këtij tmerri! Përderisa shoh këto pamje, shikimit tim i shtohet një rrudhë nga mllefi. Vallë, ku mbetën organizatat për të drejtat e njeriut, të ndalin këtë dhunë ndaj civilëve?

Nuk habitem nga të huajt, hidhërohem me popullin tim. Me mall shihja sot atë video, ku qindra qytetarë mysliman ishin mbledhur në njërin nga sheshet në Palestinë dhe ndanin dhembjen me shqiptarët, të cilët atëbotë po dëboheshin e masakroheshin nga shovinistët serb.

Jo, nuk do të harroj as abstenimin gjatë votimit për kyçjen e Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Fundja, ‘integrimet’ tashmë janë bërë ‘frena’ për teritoret tona, andaj edhe kjo ‘heshtje arsyetohet lehtas’.

Po flas në heshtje, ndërsa fjalët vdesin në errësirën e dhomës. Le të shkëlqejë si pishtarë shprese ajo thënia mjaftë e bukur e Norman Finkelstein, e le të mbes simbol qëndrese për gjeneratat e ardhëshme: ‘’Sot, gati çdo gjë prodhohet në Kinë, përveç guximit,ai prodhohet në Palestinë.’’

Lajme të ngjashme

Back to top button