Emina Çunmulaj i dhuron flokët një vajze që po lufton kancerin

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj ka shkurtuar flokët. Këtë ajo e ka bërë për të ndihmuar një vajzë e cila po lufton kancerin, dhe nga flokët e Emina do e fitoj një parukë.

Kjo e ka lumturuar dhe emocionuar shumë shqiptaren.

“Te gjithve qe pyesin pse I kam pre floket… Arsyja eshte nji vajz qe lufton per jeten e saj nga canceri do te gzoj me nje paruk nga floket e mi”, shkruan ajo në Facebook.

Ndërkohë ajo ka shprehur edhe dhimbjen për të ëmën, të cilën tregon se e ka humbur nga kjo sëmundje.

“E di se nëna ime po më shikon dhe po buzëqeshë duke e ditur se e kam gëzuar një vajzë të vogël”, shkruan ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button