Flori shpalos anën patriotike!

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi duket se faqet e tij zyrtare nëpër rrjete sociale nuk i shfrytëzon vetëm për të treguar risit e angazhime e tija në karrierën muzikore. Ai së fundmi ka lënë disa vargje të shkëputura nga shkrimtari ynë i njohur Faik Konica, me ç’rast ka shpalosur edhe anën e tij patriotike…

Emrat e njohur të skenës sonë, përveç se tregojnë për angazhime e punë rreth karrierës së tyre, këto ditë kemi pasur rastin të shohim edhe nën patriotike të tyre. Në mesin e shumë emrave të cilët akne dalë në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni është edhe Flori Mumajesi i cili në faqen e tij zyrtare ka lënë një mbishkrim me vargje të shkrimtarit tonë të njohur Faik Konicës.

“Ne Shqiptarët e anës kombëtare, nuk kemi tjetër mendim përveç ta heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi ynë me gjuhen e tij, me mendime e me nderet e tija…Sa Shqiptare janë të ndershëm do të mbajnë të gjithë anën kombëtare. Ata që janë si zuzar, shpirt-robër e bij kurvash le të mbajnë anët e tjera…Faik Konica”, ishte mbishkrimi i njërit ndër emrat më të njohur të skenës sonë, i cili ka zgjuar emocione të forta tek fansat e tij në rrjete sociale të cilët akne komentuar në numër të madh duke theksuar se e mbështesin Florin, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Lajme të ngjashme

Back to top button