Së paku tetë të plagosur nga një eksplodim në Stamboll
Në distriktin Zeytinburni, ka shpërthyer një bombë ku së paku 8 persona janë plagosur rëndë dhe në gjendje kritike për jetën.
“U dëgjua një eksplodim i fuqishëm dhe nuk pamë asnjë njeri të dalë nga objekti i dëmtuar,” tha një dëshmitar okular për të përditshme Hyrriet, transmeton Portalb.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por kryetari i kësaj zone të Stambollit, Hüseyin Avni Mutlu, nuk mohon zërat për një sulm terrorist./ Portalb