Numri i të vrarëve në Gaza rritet në 121

Tre palestinezë u vranë të shtunën në mëngjes në një sulm të ri izraelit në qytetin e Gazës.

“Tre persona kanë vdekur në një sulm izraelit në lagjen lindore të al-Tofah,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Kudra për Anadolu Agency.

Të viktimat e fundit kanë sjellë në 121 numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë nga agresioni izraelit, shumica civilë.

Më shumë se 904 palestinezë janë plagosur në sulmet ajrore.

Izraeli ka nisur një ofensivë ushtarake – të quajtur “Operacioni mbrojtëse” – me qëllimin për të shkatërruar qeverinë e Hamasit.

Okupuesit izraelit po sulmojnë në mënyrë ajrore, ndërsa trupat tokesore mbeten në kufijtë me Rripin e Gazës përpara një sulmi të mundshëm në terren.

Ndërkohë rezistenca palestineze ka vazhduar të hedhë raketa në territoret e okupuara nga Izraeli, në përgjigje të sulmeve ajrore të rrepta.

Ata kanë gjuajtur më shumë se 600 raketa që nga e hëna, ndërsa okupuesit izraelit më shumë se 12000 të tilla. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button