Maradona: Tepih të kuq për Messin, nëse fiton Argjentina

E gjithë Argjentina i ka sytë kah Lionel Messi. Madje, dhe legjenda e këtij vendi Diego Armando Maradona shpreson që ylli i Barcelonës ta udhëheq Albicelesten drejtë triumfit në Botëror.

Maradona shpreson që Messi të bëjë të njëjtën gjë që e kishte bërë ai në Kampionatin botëror 1986, kur e kishte mposhtur Gjermanisë në finale.

“Nëse të dielën Messi e bën të njëjtën gjë si Maradona, duke e ngritur lartë trofeun, do t’ia shtroj tepihun e kuq”, ka thënë Maradona,për De Zurda TV, përcjell Goal.com.

Maradona beson se Messi do të jetë lojtari që do ta definojë lojën. Por, legjenda frikësohet se lodhja do të ndikoj te ylli argjentinas.

Lajme të ngjashme

Back to top button