34 vjeçarja, viktimë e dhunës familjare në Gostivar

Është regjistruar një rast i ri i dhunës familjare në Gostivar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, njofton policia e Gostivarit. Bëhet fjalë për 34 vjeçaren nga Gostivari e cila e ka paraqitur ish partnerin e saj për dhunë.

Sipas saj, ai e ka takuar në afërsi të shtëpisë së saj dhe i ka kërkuar të holla. Pasi ajo i ka thënë se nuk ka, ai ka filluar ta sulmojë fizikisht. Disa herë i ka rënë me grushte në kokë dhe në trup duke i shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë dhe trup.

34 vjeçarja ka arritur të ik nga ish partneri ndërsa policia po kryen hetimet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button