Fjolla Morina vjen me “Bone vet” (FOTO)
Fjolla Morina ka vendosur të kthehet në skenë për fansat e saj me një projekt të ri muzikor.
Fjala është për këngën me klip “Bone Vet”, për të cilin projekt ka punuar një staf i gjerë. Videon e ka punuar Erkand Shabani, këngën e ka bërë Don Arbas, fotografitë janë realizuar nga Kastriot Zhugolli, për flokët e Fjollës është përkujdesur Nita Bajgora, për makijazhin Teuta Bajgora ndërsa për stajlingun Fitore Jaha.
Morina, e cila në publik njihet si “seks boma” e show-bizit shqiptar duke iu falënderuar linjave të saja trupore, projektin e ri e lanson pas hitit “Jena bo tym”, një bashkëpunim me artistin nga Shqipëria, Stresi, si dhe atij paraprak, “FB”.
Se kur do të na “kallë” Fjolla me klipin e ri, ende nuk dihet saktësisht, por ai pritet të vjen së shpejti.