Tmerri në Gaza vazhdon! (Foto/Video) +16

Izraeli vazhdoi të intensifikojë bombardimet në Rripin e Gazës në një sulm kundër grupit militant Hamas, me më shumë se 900 objektiva të goditura deri më tani.

Anëtari i lartë i organizatës militante Xhihadi Islamik ishte i ulur në një divan ngjyrë portokalli jashtë shtëpisë së tij, kur një raketë goditi me saktësi pak para mesnatës.

Hafez Hamad vdiq menjëherë, së bashku me katër anëtarët e familjes së tij. Zona ku ata kishin qenë duke folur vetëm disa sekonda më parë ishte shndërruar në një vend ku vjen era tym dhe me rrënoja.

Disa orë më vonë, një makinë që gjendeshin tre militantë të Xhihadit Islamik u godit gjithashtu dhe banorët e saj “u zhduken”, raporton DailyMail, transmeton Telegrafi.

Tmerri në Gaza

Të njëjtin mëngjes, tetë anëtarë të një familjeje vdiqën kur një raketë demoloi shtëpinë e tyre, dhe atë natë, një grup i palestinezëve të pafajshëm që ishin mbledhur në një bar në Gaza për të parë gjysmë finalen e Kupës së Botës, u goditën. Këtë herë, sipas burimeve palestineze, u vranë nëntë veta.

Tmerri në Gaza2

Në tre ditët e para të ofensivës së saj ajrore kundër grupit militant palestinez Hamas – me të cilin grup Xhihadi Islamik është i lidhur – Forcat e Mbrojtjes izraelite goditen më shumë se 780 objektiva në Gaza, duke përfshirë edhe liderët e organizatës, raketë-lëshuesit të cilat kanë qenë qëllimisht të fshehura në territoret ku ka banorë civil.

Ndërkohë, Hamasi ka gjuajtur me qindra raketa drejt Izraelit.

Tmerri në Gaza3

Por ajo që e bënë këtë shpërthim të fundit të tragjedisë edhe më të tmerrshëm është intensiteti i jashtëzakonshëm i provokimeve nga Hamasi dhe përgjigja nga Izraeli.

Hamasi, për herë të parë në vite, ka targetuar Jeruzalemin dhe Tel Avivin. Si rezultat, rreth tre milionë njerëz në këto qytete ishin “të mbërthyer” në strehimore, raporton DailyMail, transmeton Telegrafi.

Krahu ushtarak i Hamasit, Ushtria e Al-Qassam, ka qenë në gjendje për të shfaqur ambicie të tillë vetëm për shkak se ajo kohët e fundit ka shtuar një armë të frikshme të re në uzinat e saj, një raketë siriane M-302 me një aftësi të goditjes deri në 100 kilometra.

Deri tani, aftësia e goditjeve të raketave që dispononin ishte në largësi deri 50 milje.

Por me këtë përshkallëzim dramatik, si rezultat i aftësisë së Hamasit për të goditur thellë në Izrael, Forcat e Mbrojtjes izraelite po kërcënojnë një pushtim tokësor të Gazës.

Është e qartë se një gjakderdhje e tillë mund të provokojë tensione të mëtutjeshme në Lindjen e Mesme, sidomos nëse Hamas mund të arrijë të nxisë një kryengritje të përgjithshme palestineze.

Duke pasur parasysh kaosin e tmerrshëm që tashmë ekziston në Siri dhe Irak, është e kuptueshme se udhëheqësit e botës janë thellësisht të shqetësuar dhe janë duke bërë thirrje për përmbajtje nga të dy anët.

Që nga krijimi i shtetit izraelit në vitin 1948, dhe marrja e tokave të cilat konsideroheshin palestineze, ka ekzistuar gjithmonë ankesa në mesin e arabëve palestinezë, shumica e të cilëve ishin shpërngulur me ardhjen e hebrenjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button