Kontrolle të shtuara të policisë për shkak të protestave (FOTO)
Në të gjitha rrugët magjistrale dhe në hyrje daljet e qyteteve veriperëndimore të Maqedonisë të banuara kryesisht me shqiptarë, është shtuar prezenca e forcave policore të cilat po mbikqyrin situatën duke pasur parasysh protestat e paralajmëruara për sot në Shkup.
Disa qytetarë kanë raportuar se policia veç tjerash i pyet se për ku dhe pse po udhëtojnë.
Policia gjithashtu bën edhe kontrolle të detajuara të makinave, ndërsa autobusët me aktivistë që vijnë në formë të organizuar i ka penguar dhe i ka kthyer pas.