VIDEO: Arrestohet një grup hakerësh

Një grup ndërkombëtar që është marrë me kriminalitet me kartela kreditore është arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të cilin e zbatoi Ministria për punë të brendshme. Sipas informatave të para, në aksionin që është realizuar në Prilep, janë arrestuar disa persona. Në grup kanë marrë pjesë katër shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas bullgar.

Policia në kuadër të aksionit të djeshëm ka bërë bastisje në pesë vende. Janë gjetur dy skimerë, pajisje për kopjim të kartelave, mbi 100 kartela të bardha të falsikfikuara dhe pjesë për përgatitjen e skimerëve.

Nga MPB-ja më tepër detaje për këtë aksion do të japin gjatë ditës së sotme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button