Dy persona të lënduar në një aksident në Tetovë

Dy persona janë lënduar në një aksident ku janë përfshirë gjithsej 5 vetura, dy në lëvizje dhe tre të parkuara, që ndodhi sot rreth orës 11:30 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë në afërsi të fabrikës Renova, informojnë ngë policia e Tetovës.

Vetura e tipit BMË me targa të Tetovës që drejtohej nga M.I (39) nga Tearca dhe vetura ‘Fiat punto’ të drejtuar nga XH.A nga Nerashti janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa më pas janë ndeshur edhe me makinat e parkuara aty afër.

Të dy drejtuesit e makinës kanë pësuar lëndime të lehta.

Lajme të ngjashme

Back to top button