Policia ka dënuar rreth 17 mijë vozitës,veturat e paregjistruara nuk do të tolerohen

Ministresha për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, në fjalimin e sotëm me temë “Roli i kompanive të sigurimit në ndërtimin e kulturës dhe etikës në trafik dhe rritja e sigurisë në komunikacion në rrugë”, informoi se në vitin 2011, për shkak të veturave të paregjistruara, MPB-ja ka sanskionuar me kundërvajtje pothuajse 17.000 vozitës (ose më saktë 16.901), ndërsa nga komunikacioni janë larguar 11.581 vetura.

“Vitin e kaluar janë inicuar procedura kundërvajtëse ndaj 18.507 vozitësve, ndërsa është rritur edhe numri i veturave të larguara nga komunikacioni – 14.151 vetura. Poashtu, duhet theksuar se në vitin 2011 kemi evidentuar 41 vetura ta pasiguruara që kanë marrë pjesë në fatkeqësi të komunikacionit, ndërsa vitin e kaluar ky numër ka qenë 46 vetura të pasiguruara që kanë të përfshira në aksidente komunikacioni”, deklaroi Jankullovska.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se deri në fund të vitit do të përgatisin një regjistër të veturave të paregjistruara që do të azhurnohet në mënyrë automatike 30 ditë pas kalimit të afatit për regjistrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button