BDI, kërkon përsëritje të procesit dhe transparencë për rastin “Monstra”

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Norvegjisë në Maqedoni, Nils Ragnar Kamsvag.

Ahmeti dhe Kamsvg bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit politike në vend, dënimin e gjykatës me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovcës si dhe integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin Kamsvag për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe për pritjet e shumicës së qytetarëve për transparencë në procesin gjyqësor për rastin e ashtuquajtur “Monstra” dhe për adresim të shqetësimeve shoqërore nga ana e Gjykatës së Apelit.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon rikthim të kredibilitetit të këtij procesi dhe kjo mund të arrihet me përsëritje të procesit dhe me transparence të plotë, të mbikëqyrur nga ekspert ndërkombëtar me përvojë në procese të tilla.

Gjithashtu, Kryetari Ahmeti ri përsëriti shqetësimin që ky rast kaq i vështirë po shfrytëzohet nga individ dhe subjekte të caktuara për përfitime personale dhe të grupeve politike që ata përfaqësojnë.

Duke folur për nevojën e integrimit të Maqedonisë në NATO, Ambasadori Kamsvag theksoi që ish Kryeministri Norvegjez Jens Stoltenberg do të merr përsipër detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO pas samitit të aleancës në shtator të këtij viti.

Kryetari Ahmeti nënvizoi rëndësinë e muajve në vijim për rrugën drejt NATOsë dhe hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe përsëriti që kompromisi me fqinjin jugor është lehtësisht i arritshëm po që se palët ulen të bisedojnë me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Kjo duhet të ndodh sa më parë sepse siguron paqen, stabilitetin, sigurinë, marrëdhëniet ndëretnike, ndër fqinjësore si dhe zhvillimin ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button