Start i mirë i Dearit

Shëndrit Deari, 25 vjeçari nga Gostivari ka arritur fitore ndaj bullgarit Vasill Mlladenov me 2-1 në sete në turneun Fjuçërs (Future), i cili po mbahet në Pllovdiv të Bullgarisë, ndërsa fondi shpërblyes është 10 mijë dollarë amerikan.

Interesante është se të tria setet kanë përfunduar me rezultatin identik 6-3 në geme. Seti i parë i takoi Dearit, ndërsa i dyti tenistit nikoqir, ndërkohë që me të njëjtin rezultat 6-3 seti i tretë dhe vendimtar ishte për tenistin nga Gostivari. Sipas asaj që arritëm të kuptojmë, në Pllovdiv të Bullgarisë po mbretëron një mot jashtëzakonisht i nxehtë, ndërsa ndeshja në fjalë është zhvilluar në temperaturë prej 32 gradëve.

“Jam i kënaqur që me fitore e fillova turneun. Nuk ishte lehte, ka qenë një ndeshje e barabartë, megjithatë përkundër motit të nxehtë mblodha forcë dhe arrita të mposht tenistin bullgar. Shpresoj se edhe në xhiron e ardhshme do të vazhdojë serinë e fitoreve”, deklaroi Shëndrit Deari, i cili falënderoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe rrjetin kabllovik “Multimedia” që i mundësuan atij të merë pjesë në këtë turne.
Ndryshe, ndeshjen e ardhshme Deari do ta zhvillojë të enjten, ndërsa emri i kundërshtarit ende nuk dihet. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button