Low: Duam finalen

Gjermania do të ndeshet me Brazilin, sot në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Por, Joachim Low nuk kënaqet aspak me gjysmëfinalen, por kërkon që Gjermania të arrijë në finalen e Botërorit “Brazili 2014”.

“Duam të jemi në fushë në datën 13 korrik. Ende nuk kemi arritur asgjë”, tha Low në një intervistë të publikuar në faqen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Gjithsesi, trajneri është i lumtur që do të luajë me Brazilin në gjysmëfinale. Ai thotë se në kësi ndeshje nuk ka favorit.

Low, ndjen keqardhje që ndeshjes Brazil-Gjermani do i mungojë Neymari, i cili ka pësuar frakturë në shpinë në çerekfinalen ndaj Kolumbisë dhe Thiago Silva shkaku i suspendimit.

“Është fatkeqësi që Neymar dhe Silva nuk do të luajnë. Po flasim për lojtar të mrekullueshëm. Por, kjo nuk na jep avantazh neve pasi bashkëlojtarët do të luftojnë për ta”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button